Dhuna e administratorit të Kastriotit ndaj gjyqtarit të katërt, ja cilët ishin zyrtarët e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 8:47

Dhuna e administratorit të Kastriotit ndaj gjyqtarit të katërt, ja cilët ishin zyrtarët e ndeshjes

Millan Baçi dhe Lorenc Jemini ishin dy zyrtarët e tjerë të ndeshjes Kastrioti-Egnatia në stadiumin e Fushë-Krujës të shtunën e kaluar, i pari në rolin e delegatit dhe i dyti në rolin e vëzhguesit të FSHF-së. Sigurisht, ata kanë parë gjithçka që ndodhi në momentin kur drejtuesi i Kastriotit, Gazmend Vogli, dhunoi arbitrin e katërt Endrit Zhuli, sepse ishin shumë pranë tyre.

lorenc jemini

(Lorenc Jemini)

Nuk kanë si ta mohojnë këtë fakt. Nuk dihet se çfarë kanë shkruar në raportin e ndeshjes në fjalë Millan Baçi dhe Lorenc Jemini, por nëse kanë pasur frikë të pasqyrojnë të vërtetën, sigurisht që tani kanë dalë “zbuluar”. Mjaft domethënës është edhe fakti se Millan Baçi rezulton të ketë qenë delegat edhe në ndeshjen e sezonit të shkuar Kamza-Laçi, kur u godit barbarisht arbitri Eldorjan Hamiti nga drejtuesit e ekipit vendës.

baci

(Millan Baçi gjatë momenteve të dhunës në Kamëz)

 

Në atë rast dënimi ishte kapital, Kamza u përjashtua menjëherë dhe zbriti në Kategorinë e Dytë. Baçi me siguri ka raportuar atë që panë gjithë shqiptarët, sepse pamjet filmime në atë kohë bënë xhiron e botës. Dhuna nga drejtuesi i Kastriotit nuk është barbare si në rastin e Kamzës, por në stadiumin “Redi Maloku” është një rast i përsëritur dhe kjo e rëndon situatën. Dhe për sa kohë nuk merren masa nga federata, patjetër që episode si ai ndaj arbitrit Endrit Zhuli do të shohim shpesh në Fushë-Krujë, ndoshta edhe shumë më keq.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"