“Dhunë, dyshime për trukime dhe arbitra protagonistë në ndeshje”, Sindikata bën bilancin pas mbylljes së sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 21:37

“Dhunë, dyshime për trukime dhe arbitra protagonistë në ndeshje”, Sindikata bën bilancin pas mbylljes së sezonit

Pas përfundimit të sezonit aktual në Shqipëri, Sindikata e Futbollistëve me një postim në profilin zyrtar ka uruar të gjithë futbollistët për mbylljen me sukses të këtij kampionati, i cili ishet shumë i vështirë, kjo për shkak të tërmetit në nëntor të vitit të kaluar, por edhe pëer shkak të pandemisë.sindikataaaa

Megjithatë nuk mund të mos përmendeshin disa që sipas Sindikatës janë sëmunjde kronike të futbollit shqiptar.

Sindikata ka rreshtuar disa nga problematikat, si dhuna, dyshimet për përcaktim rezultatesh, mospagimi i lojtarëve, arbitrat që ishin protagonistë në disa ndeshje, apo edhe shumë të tjerë. Gjithashtu i kërkohet FSHF bashkëpunim, për t’i minimizuar këto probleme të futbollit shqiptar.

Postimi i Sindikatës:

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë uron të gjithë anëtarët e saj futbollistë për përfundimin me sukses të edicionit futbollistik 2019-2020.
Një sezon futbollistik i çuditshëm ku fillimisht lojën tonë të dashur e ndaloi tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia na bëri që të përjetojmë një futboll të ndryshëm nga ai me të cilin jemi rritur ku na u shtuan maskat dhe kontrollet dhe na u hoqën tifozët.
Tifozët që janë mushkria e cila na jep frymë për të rezistuar deri në fund, që janë adrenalina e cila na bën të luftojmë për çdo top, që janë zemra jonë , që na bën të derdhim lot kur nuk ka lënë asnjëherë vetëm , edhe kur rezultatet tona nuk plotësojnë ëndrrat e tyre.
Sot urojmë për rezultatet e tyre sportive futbollistët e K.F. Tirana,kampiones tonë të re, futbollistet e Teutës fituese e kupes,futbollistët e K.F. Apolonia, K.F. Kastrioti dhe K.F. Vora të cilët me djersë e sakrifica arritën që skuadrat e tyre ti ngjisin një kategori më lart.
Gjithashtu sot u japim kurajo sportive futbollistëve të dy klubeve me traditë K.F. Luftëtari e K.F. Flamurtari.
Rënia në kategorinë e parë ka shkaktuar zhgënjimin tuaj, të drejtuesve të skuadrës si dhe të tifozëve.
Por do të jeni përsëri ju që me punën tuaj do të bëni që qëndrimi në Kategorinë e Parë të jetë një ndalesë e shkurtër përpara rikthimit aty ku e keni vendin në Kategorinë Superiore.
Por fatkeqesisht edhe këtij edicioni futbollistik nuk i munguan problemet e shumta, të cilat duke qënë prezentë në çdo edicion futbollistik janë bërë si sëmundje kronike të cilat nuk po i gjendet zgjidhje.
Situata e pandemisë i nxori më në pah këto probleme.
Mosrespektimi i detyrimeve kontraktuale për pagesat e futbollistëve, mospagimi i detyrimeve shoqërore dhe shëndetësore të futbollistëve etj. apo dhuna, dyshimet për paracaktim rezultatesh, protagonizmat arbitral në favor të skuadrave të caktuara etj. përsëri ishin prezente.
Për të minimizuar këto probleme, për të patur një futboll më spektakolar për tifozët, me atraktiv për sponsorat dhe bizneset, më fitimprurës për klubet e futbollit dhe sigurisht një vitrinë më të mirë për futbollistët tanë, Sindikata i shtrin përsëri dorën e bashkëpunimit FSHF.
Diskutimi dhe miratimi i kontratës kolektive për të cilën kemi rënë dakord është një veprim në drejtimin e duhur për të përmirësuar klimën e futbollit në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"