Dhjetëra ton me ushqime e batanije, “Plisat” njoftojnë për ndihmat e sjella në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 19:26

Dhjetëra ton me ushqime e batanije, “Plisat” njoftojnë për ndihmat e sjella në Durrës

Tifogrupi i klubit të Prishtinës në Kosovë, “Plisat”, vazhdojnë me ndihmat për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Pasojat-e-termetit-ne-Durres-Zona-plazhit-3

Në një postim në “Facebook”, Plisat shkruajnë se kontingjenti i parë me ndihma ka mbërritur në Durrës, me 20 ton ushqim, veshmbathje e batanije. Kontingjenti i dytë gjendet afër Durrësit, në fshatin Radë, dhe ka 30 ton ushqim e objekte esenciale. Gjithashtu, një kontingjent i tretë ka mbërritur në kufi, dhe ka 25 ton ushqim dhe gjëra esenciale, e gjenden në fshatin Pezë.

NJOFTIMI NGA PLISAT

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"