Dhjetë ndeshje si finale, sponsorët bëjnë ligjin në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 12:32

Dhjetë ndeshje si finale, sponsorët bëjnë ligjin në futboll

Europa po përgatitet të përjetojë një javë spe ktakolare, e lidhur me ndeshjet miqësore të kombëtareve. Disa nga miqësoret që do të zhvillohen këtë të premte ose të martën mund të ishin gjysmëfinalet ose finalja e Botërorit “Rusi 2018”. Duelet si Gjermani-Spanjë, Gjermani-Brazil apo Spanjë-Argjentinë sigurisht që nuk do të shpallin kampionin, por do të tregojnë se cila është forca reale e tyre kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit.

Argentina's Di Maria passes a ball to Palacio as De Rossi of Italy looks on during their international friendly soccer match at the Olympic stadium in Rome

Këto ndeshje do të jenë më shumë se sa miqësore. Do të ketë edhe sfida të tjera mes ekipeve që kanë bërë histori në futboll si Italia dhe Holanda, që këtë herë mbetën jashtë Botërorit dhe nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë.

Çdo përballje mes kombëtareve të mëdha është një takim me historinë, ashtu siç do të ndodhë në Itali-Argjentinë, Holandë-Angli apo Portugali Holandë. Për më tepër, sfidat e Rusisë me Brazilin dhe me Francën apo vizita e Kolumbisë në “Sait Denis” i japin akoma më shumë emocion këtyre mbrëmjeve.

HUMBJA “DJEG”- Disa trajnerë sigurisht që nuk do të donin të kishin miqësore kaq të forta dhe të luftuara ndaj skuadrave të mëdha. Arsyeja është se një humbje me një rival direkt mund të sjellë pasoja për cilëndo skuadër. Pa shkuar shumë larg, por duke marrë shembull vetëm Sampaolin. Sigurisht që nuk do të donte të humbasë me Spanjën apo të marrë një rezultat negativ me Italinë. Kritikat do të vërshonin mbi të sepse në skuadër ka një yll si Leo Mesi.

Ndeshjet

SPONSORËT- Por skuadrat këtë herë janë përdorur nga kompanitë si “Adidas” apo “Nike”. Dy ditë më parë u prezantuan disa nga fanellat e dyta të këtyre kombëtareve. Spanja do të përballet me Argjentinën, por edhe me Gjermaninë, kombëtare që mbajnë veshur fanellat e “Adidas”-it.

“Nike” dhe “Adidas” përfitojnë 4 milionë euro nga shitjet e fanellave të kombëtareve të ndryshme në 1 vit, ndërsa gjatë këtyre ditëve këto të ardhura shumëfishohen. Këto miqësore, përveçse janë prova të vërteta për të matur forcën, sigurisht që shërbejnë edhe për marketing.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"