Dhjetë humbje në Serinë A, Inzagi në gjurmët e Piolit/ Kur ishte hera e fundit që zikaltrit regjistronin statistikat e tmerrshme  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 22:14

Dhjetë humbje në Serinë A, Inzagi në gjurmët e Piolit/ Kur ishte hera e fundit që zikaltrit regjistronin statistikat e tmerrshme  

Viti i tmerrshëm i Interit vazhdon, teksa zikaltrit regjistruan humbjen e tretë radhazi dhe të dhjetën deri tani në kampionat. Nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2016/2017 që interistët të regjistronin këto statistika.

PIOLI INZAGI

Asokohe kampionati u nis nga De Bur dhe u përfundua Pioli. Atë vit, Interi e mbylli kampionatin në vendin e shtatë me 14 humbje.

3 disfata radhazi?  Edhe për një shifër të ngjashme duhet të kthehemi në gjashtë vjet pas, nga prilli deri në maj 2017 Interi pati edhe katër humbje radhazi në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"