Dhimbjet nuk e lejojnë të vazhdojë stërvitjen, dëmtohet titullari i Tiranës. Probleme edhe për afrimin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 14:46

Dhimbjet nuk e lejojnë të vazhdojë stërvitjen, dëmtohet titullari i Tiranës. Probleme edhe për afrimin e ri

Tirana vazhdon të ketë probleme me infermierinë. Janë tre futbollistë, që ende i shqetësojnë jo pak bardheblutë. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin, Idriz Bathën dhe Derrik Sasrakun. Të tre lojtarët po kalojnë probleme të ndryshme.

Tirana88

HOXHALLARI – Shqetësimi i djeshëm i stafit teknik ishte dëmtimi i Erjon Hoxhallarit. Lojtari la në mes stërvitjen, pasi pati një dhimbje në njërën këmbë.

Mbrojtësi edhe pse u pyet në fillim nga stafi për gjendjen e këmbës, punoi normalisht, por në ndeshjen që u zhvillua në fund të takimit, gjërat u përkeqësuan. Hoxhallari humbi ndeshjen me Tbilisin pas një dëmtimi që kishte marrë në fazën përgatitore në Pogradec.

SASRAKU – Derrik Sasraku është stërvitur jo më shumë se 20 minuta me Tiranën, paçka se ka ka katër ditë në kryeqytet. Sulmuesi ka probleme me njërën kofshë dhe stafi mjekësor ka vendosur ta lërë pushim disa ditë. Ndoshta lojtari del në fushën stërvitore vetëm pas miqësores me Vllazninë.batha

BATHA – Lajmet e mira vijnë nga mesfushori Idriz Batha. Lojtari ka veshur dje këpucët me taka dhe veç vrapimit ka punuar me ushtrimet me top.

Lojtari është munduar shumë dhe me të gjitha gjasat ditën e mërkurë, Batha do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e rregullt. Batha nuk stërvitet me grupin prej datës 31 gusht kur u dëmtua në kavilje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"