Dhimbjet e kokës nuk përfundojnë te Argjentina, tjetër futbollist rrezikon Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2018 | 23:07

Dhimbjet e kokës nuk përfundojnë te Argjentina, tjetër futbollist rrezikon Kupën e Botës

Punët nuk po shkojnë aspak siç duhet te Argjentina. Pas Lanzinit që pritet të humbë Botërorin, dëmtim ka pësuar edhe Ever Banega. Futbollisti ka ndjerë shqetësime, dhe me formën e tij, nuk pritet të jetë gati për ndeshjen e parë në grup ndaj Islandës.

Argjentina-470x313

Diçka e tillë mund ta detyrojë trajnerin Sampaoli ta lërë në shtëpi, duke mos marrë me vete në Rusi lojtarë që nuk janë në maksimumin e tyre. Gjithsesi, për të dy lojtarët, pritet që nesër të merret edhe vendimi përfundimtar.

56ae4caacc711_56acb1e3aa9ad_EverBanega

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"