Dhimbje “koke” për trajnerin Arbëri, Tomori me shumë mungesa kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 10:21

Dhimbje “koke” për trajnerin Arbëri, Tomori me shumë mungesa kundër Laçit

Tomori do të përballet sot në shtëpi me Laçin në sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Arberi

Për beratasit do të mungojnë disa lojtarë, mes tyre Klement Boje, Laurent Ismailaj, Plaren Fejzaj, Samuel Solomon, Klevis Shaqe dhe Ylber Muça. Katër të parët janë me gjendje gripale, ndërsa dy 2 të fundit me probleme fizike. Për t’i dhënë sa më shumë besim gjithë pjesës së futbollistëve që do ta nisin si titullar takimin e sotëm, tekniku Arbëri u ka kërkuar të besuarve të tij, që të luajnë në maksimumin e mundshëm në mënyrë që të respektojnë si kompeticionin ashtu edhe kundërshtarin.

BEJO – Drejtori teknik i Tomorit, Avenir Bejo, në prononcimin për gazetën, është kujdesur të tregojë seriozitetin me të cilin është vlerësuar dhe përgatitur takimi i parë i këtij turi të Kupës.

“Që të jemi të sinqertë me veten, por edhe me tifozërinë tonë, Kupa nuk bën pjesë në objektivat tanë. Ajo që na intereson më së shumti është kampionati dhe po përgatitemi që t’i bëjmë një start të fuqishëm me dy takimet radhazi që kemi në kalendar. Gjithsesi, me Laçin duam të jemi seriozë”, tha Bejo.

TOMORI (1)

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"