“Dhimbje koke” për Memellin, Skënderbeu me dy mungesa të sigurta në ndeshjen me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:41

“Dhimbje koke” për Memellin, Skënderbeu me dy mungesa të sigurta në ndeshjen me Partizanin

Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Korçarët e shohin si ndeshje ku mund të shlyejnë gabimin e bërë ndaj Tiranës.

TIRANA SKENDERBEU

Në këtë takim delikat bardhekuqtë duhet të bëjnë pa Zguron, i cili është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj bardhebluve. Përveç Zguros, trajneri Memelli i ka bërë llogaritë edhe pa Shalën, vazhdon të mos jetë pjesë integrale e ekipit.

Në kushte të tilla duket se ka filluar të mendojë për zgjidhjen e hapësirave në ekip. Në të majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Vrapi, ndërsa Mensahu do të bashkohet me sulmin së bashku me Bismarkun.

Ky është plani i veprimit që po bën Memelli për ndeshjen e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"