“Dhimbje koke” për Memellin/ Dy mbrojtës me probleme, Mensah humbet Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2021 | 10:17

“Dhimbje koke” për Memellin/ Dy mbrojtës me probleme, Mensah humbet Teutën

Në ndeshjen me Tiranën trajneri Migen Memelli nuk kishte të gatshëm qendërmbrojtësin Melos Bajrami, i cili e kishte të pamundur të luante për shkak dëmtimi. Në vend të kosovarit luajti që nga minuta e parë ganezi Fallou Nxhie.

mEMELLI

Mirëpo, sikur të mos mjaftojnë lëvizjet e shumta në repartin defensiv, ndaj Tiranës u dëmtua edhe lojtari i huazuar nga Shkëndija e Tetovës, Leard Sadriu. Tashmë për Memellin hapet një punë e madhe, pasi nuk dihet nëse Bajrami dhe Sadriu do të riaftësohen deri të premten. Gjasat janë që të dy të mungojnë, por kjo mbetet për t’u parë.

Një lajm tjetër jo të mirë ka marrë trajneri edhe nga sulmi, pasi lojtari që mban peshën në këtë repart, Alfred Mensah do të mungojë. Ganezi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe këtë javë nuk do të jetë i gatshëm. Gjithsesi, alternativat në repartin e avancuar nuk mungojnë dhe gjasat janë që në majë të luajë shkodrani Pusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"