“Dhimbje koke” për Alegrin, Juventusi humbet titullarin e padiskutueshëm përpara startit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 15:38

“Dhimbje koke” për Alegrin, Juventusi humbet titullarin e padiskutueshëm përpara startit të kampionatit

Juventusi ka konfirmuar dëmtimin e portierit Vojçek Shezni i cili ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë gjatë miqësores kundër Atletikos.

shezni

Ky dëmtim pritet ta mbajë portierin rreth 20 ditë jashtë fushave të lojës duke bërë që polaku të humbasë kështu dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Sasuolos dhe Sampdorias.

Në këto kushte tekniku Maks Alegri është i detyruar të aktivizojë nga minuta e parë italian Matia Perin me 29-vjeçarin që do të zëvendësojë Sheznin gjatë kohës që ai do të jetë jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"