“Dhimbje koke” për Alban Bushin, dy sulmuesit e Shpresave humbin ndeshjen me Kosovën U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 22:10

“Dhimbje koke” për Alban Bushin, dy sulmuesit e Shpresave humbin ndeshjen me Kosovën U-21

Si të mos mjaftonte forma aspak e mirë që po kalojnë Shpresat e Kombëtares Shqiptare, një tjetër lajm i keq vjen për trajnerin Alban Bushi.

Vrioni

Nëpërmjet një njoftimi, FSHF bën me dije se sulmuesit Xhakomo Vrioni, si dhe Agim Zeka, nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Kosovës U-21, që do zhvillohet në datën 15 tetor, në “Elbasan Arena”.

zeka1

Të dy janë dëmtuar tek ekipet e tyre respektive. Vrioni tek CCitadela në Itali, ndërsa Zeka teksa aktivizohet me Fortuna Sitard në Holandë. FSHF se të dy këta lojtarë do të zëvendësohen, nga emra të tjerë që do bëhen publikë më vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"