Dhënia e titullit kampion në tavolinë, tifozët nuk përmbahen dhe djegin makinën e sekretarit të klubit rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:21

Dhënia e titullit kampion në tavolinë, tifozët nuk përmbahen dhe djegin makinën e sekretarit të klubit rival

Malta ishte një nga shtetet që njoftoi pezullimin përfundimtar të kampionatit, kjo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi. Drejtuesit e federatës së futbollit në këtë vend, kanë pasur një takim ku është diskutuar për dhënien e titullit për këtë sezon.

valletta folriana

Përpara ndalimit të kampionatit, Floriana ishte në krye me tre pikë avantazh ndaj Valetës kur duheshin ende gjashtë ndeshje për të përfunduar kampionatin.

Valeta dhe Floriana kanë nga 25 tituj kampionë, ndërsa këta të fundit nuk e fitojnë një titull që prej vitit 1993 ndaj dhënia e titullit do ta bënte atë ekipin më të titulluar në Maltë së bashku me Sliema Uondërers. Kjo situatë ka sjellë tension gjatë natës, ku makina e sekretarit të Florianës, Dione Borg, është djegur pranë shtëpisë së tij.

MAKINA NE MALTE

Policia po heton, ndërsa Valeta nëpërmjet një komunikate për shtyp është distancuar nga akti vandal duke e cilësuar një gjest prej frikacaku dhe ka ftuar këdo që ka dijeni të bashkëpunojë me forcat e rendit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"