“Dha kontribut të vyer për Tiranën dhe futbollin shqiptar”, Duka mesazh për vdekjen e Metush Seferit: Një tjetër humbje që na trishton!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 21:52

“Dha kontribut të vyer për Tiranën dhe futbollin shqiptar”, Duka mesazh për vdekjen e Metush Seferit: Një tjetër humbje që na trishton!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu dhimbjen për vdekjen e ish-presidentit të TIranës, Metush Seferi ditën e sotme nga koronavirus. Në rrjetet sociale, kreu i futbolli shqiptar çmoi kontributin e ish-presidentit bardheblu në vitet ’90 duke e ngjitur TIranën në majën e futbollit shqiptar.
Seferi Metush vdekja
Metush Seferi u nda nga jeta ditën e sotme pas komplikimeve që i shkaktoi COVID-i. Ai ishte 70-vjeç.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka për vdekjen e Metush Seferit

Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-Presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19.

Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Familja e futbollit do ta kujtojë si nja nga kontribuesit e çmuar të  futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

metushiiiii
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"