Dha asistin e golit të sigurisë kundër Napolit, ja si vlerësohet Gjimshiti për sfidën ndaj të kaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 20:28

Dha asistin e golit të sigurisë kundër Napolit, ja si vlerësohet Gjimshiti për sfidën ndaj të kaltërve

Atalanta mori një fitore të çmendur kundër Napolit në javën e 23-të të Serisë A. Në 27 minuta të pjesës së dytë u shënuan plot 6 gola me bergameskët që triumfuan 4-2. Në këtë takim u paraqit për Atalantën dhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua në të gjithë ndeshjen.
beratiiii

27-vjeçari u vlerësua me notën 6.7 nga uebsajti analitik futbollistik “Sofa Score”. Gjimshiti bëri 2 ndëhyrje të sakta dhe një spastrim topi ndaj Napolit, ndërsa fitoi 5 nga 9 dyluftimet. Në këtë takim, ai dha asistin e golit të katërt për Atalantën në minutën e 79-të për Kristian Romeron.

Të mërkurën Gjimshtin dhe Atalantën i presin një sfidë historike me Real Madridin për takimin e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në Bergamo. Për sa i përket Serisë A, ai do të mungojë në sfidën e ardhshme me Sampdorian për shkak kartonash.

Statistikat e Berat Gjimshitit në ndeshjen kundër Napolit nga “Sofa Score”
WhatsApp Image 2021-02-21 at 20.10.05

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"