Dha asist dhe shënoi ndaj Bylisit, flet Da Silva: I lumtur për kualifikimin, Dinamo ka grup perfekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 20:36

Dha asist dhe shënoi ndaj Bylisit, flet Da Silva: I lumtur për kualifikimin, Dinamo ka grup perfekt

Diogo Da Silva është lojtari i momentit te Dinamo. Braziliani, blerja më e bujshme e bluve në merkaton e verës, po tregon vlerat e tij në këto javë të para të sezonit. Ai i dha kualifikimin Dinamos ndaj Bylisit, me një asist dhe një gol të shënuar me penalltinë e fituar vetë.

da silva

“Jam i lumtur për fitoren dhe kualifikimin. Ndodhem në një skuadër elitare dhe jam i kënaqur që po e ndihmoj atë. Jam ambientuar shpejt këtu dhe për mua është e rëndësishme që të fitojë gjithmonë skuadra, në mënyrë që të arrijë objektivat e sezonit. Patjetër që golat e shënuar në kampionat dhe në Kupë më gëzojnë, por më shumë më gëzojnë dy fitoret.

Dinamo, e kam thënë që në fillim, ka një grup perfekt. E di që pritshmëritë janë të mëdha te Dinamo dhe ne do të mundohemi t’i përmbushim. Vij nga një vend i huaj, por jam i befasuar në sensin pozitiv nga ajo që kam gjetur në Shqipëri dhe te Dinamo. Skuadra ka nivel dhe stafi është vërtet profesionist. Sigurisht, është një futboll ndryshe nga ai në Brazil, por po mësohem shpejt.

Shokët e skuadrës punojnë me shumë përkushtim dhe pa fjalë. Jemi një ekip që ka uri për fitore. I falënderoj të gjithë për mënyrën si më kanë pritur dhe uroj të shënoj sa më shumë për Dinamon”, u shpreh braziliani Da Silva për “Panorama Sport” pas kualifikimit të Dinamos në Kupë në stadiumin “Adush Muça”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"