Devolli: Ta pushkatoj Peçin që i iku topi? Ja cili është problemi i Kamzës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 2, 2018 | 22:09

Devolli: Ta pushkatoj Peçin që i iku topi? Ja cili është problemi i Kamzës

Trajneri i Kamzës, foli në mikrofonin e “Supersport”, pas humbjes 1-0 ndaj Teutës, ku pavarësisht rezultatin u shpreh optimist për lojën e skuadrës së tij. Devolli tregoi se pret edhe Fukuin dhe Orelesin, të cilët sipas trajnerit do t’i japin një dorë skuadrës. Trajneri tregoi gjithashtu edhe problemin që solli humbjen.

devolli

Do të jetë zhgënjyese ta humbësh ndeshjes, me një gjuajtje në portë?

Është për të ardhur keq, dhe sot dhe ndeshjen me Partizanin humbëm identik. Jam shumë i lumtur që punoj me këtë djem. Na mungojnë disa gjëra të vogla, por  bëjmë futboll të bukur, agresiv. Është për të ardhur keq që me një 1 goditje në portë ta humbësh ndeshjen. Në mos sot, një ditë do vijnë rezultatin. Jemi në rrugën e duhur.

Goli i pësuar?

Gabime individuale, ikje nga shalët, mbrojtja duhet të ishte e përgatitur. Nuk jam i mërzitur hiç, e rëndësishme është që bëjmë futboll, jemi agresiv, ashtu siç po punojmë gjithë javën. Kështu e ka futbollin.

A tu përgjigjur gjithë lojtarët, me pasionin dhe dëshirën që t’i kërkon?

Është pak e drejtë. Na driblohet Peçi, një driblim që mund të evitohet. Para golit kishim rastin me Rezin. Po të kishte shkuar topi në rrjetë, do flisnim ndryshe.

Sot e ke komentuar ndeshjen, së bashku me komentatorin, pse e ke këtë mënyrë?

S’është faji im që s’ka tifozë në stadium.

Sa i kënaqur je më ndërrimet? E ke një opsion tjetër në stol?

Presim Orelesin dhe Fukuin. Kemi 2 forca më shumë, do na japin një dorë. Martinena nuk është akoma për të luajtur 90 minuta. Çfarë t’i them Peçit ta pushkatoj, që i iku një top? Po të ishim rreshtuar më mirë, do flisnim ndryshe. Nuk jam i mërzitur fare. Jemi në rrugën e duhur, jam krenar që punoj me këta djem, që më ndjekin. Do i durojmë të gjitha.

Pas minutës së 65-të, ekipi ka një lojë lodhje. Ndoshta vjen nga kërkesa juaj për presing…

Gjithë javës kam insistuar. Kjo  lloj loje do administrim topit. Në të kundërt do bjerë rendimenti. Presim Orelesin dhe Fukuin që janë lojtarë me eksperiencë. Por edhe Plaku ka ardhur ditën e fundit, do të futet në ritmin e lojës.

Plaku ka ndryshuar stilin e lojës?

Akoma nuk është futur në rritmini që ne kërkojmë. Pushimi është flori. Presim shumë ndryshime dhe lojtarët të vijnë në formë. Problemi është që nuk administrojmë topin. Në qoftë se presim lojtarët që kanë eksperiencë dhe nuk i bie topi kot, do të jemi efikasës.






www.minuta90.com