Devolli përmbysi Lushnjen, Nica modest: Fati na ndihmoi, një bravo ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 16:28

Devolli përmbysi Lushnjen, Nica modest: Fati na ndihmoi, një bravo ekipit

Trajneri i Devollit, Stavri Nica, nuk e ka fshehur entuziazmin pas fitores ndaj Lushnjës.

Nica

Pas ndeshjes, trajneri durrsak theksoi: “Fitorja e sotme (djeshme) më gëzon, sepse u arit me shumë mund dhe djersë. Ia dolëm në minutat e fundit, por duhet të pranoj se edhe fati na ndihmoi. Lushnja mbeti me një lojtar më pak, por përsëri ishte e fortë. Dua t’u uroj çunave shumë suksese dhe falënderoj edhe publikun e zjarrtë që na mbështeti deri në momentin e fundit. Sigurisht që jemi të kënaqur, por tani të shohim përpara”.

Devolli në këto 4 javë ka humbur vetëm 2 pikë dhe konkretisht në barazimin pa gola me Orikun në fushën e vet.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"