Devolli nuk e bën dramë: Ekipi më pëlqeu. Sa të jem unë trajner, Kamza nuk e ndryshon këtë lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 18:53

Devolli nuk e bën dramë: Ekipi më pëlqeu. Sa të jem unë trajner, Kamza nuk e ndryshon këtë lojë

Trajneri i Kamzës, Bledar Devolli, pas humbjes me Partizanin, deklaroi në intervistën për Supersport, se gjithsesi është i kënaqur për atë që dha ekipi i tij në fushë, por theksoi se duhej të bënin më shumë presing, dhe se fati nuk i ndihmoi aq sa në ndeshjen me Tiranën.

bandicam 2018-08-25 18-47-54-457

U ndje lodhja në pjesën e dytë?

Është për të ardhur keq mënyra si humbëm. Ne nuk shënuam episodin tonë, Partizani e shfrytëzoi. Gjithsesi, jam i kënaqur pjesërisht. E filluam ndeshjen në presion, deri te penalltia. Më pas, aty ekipi u fut në presion nga humbja e penalltisë. Në të dytën, pësuam golin, dhe filluam të luanim. Patëm 4-5 mundësi për të barazuar, por nuk ia dolëm. Gjithsesi, jam i kënaqur nga ekipi.

Ka mundësi ekipi të ringrihet?

E kam thënë që në fillim, kam në ekip me cilësi shumë të mira. Por, duhet edhe pak fat. Fatin që patëm me Tiranën, sot nuk e patëm. Sot bëmë më shumë gabime në mbrojtje se me Tiranën, presingun nuk e bëmë njësoj sot. Motoja është të përmirësohemi çdo ditë në stërvitje.

30 minutat e fundit, Kamza nuk luajti fare…

Varet si e shikon, unë po them që patëm raste dhe bëmë disa gjëra të mira. Edhe Partizani pati disa mundësi me kundërsulme, por tani do eliminojmë gabimet.

E vështirë të shkoni te goli…

Ne duam të luajmë futboll, të luajmë me topin. Duam ta kemi topin në kontroll. Nuk i pëlqejmë topat e gjatë, duam të shkojmë gradualisht te porta. Nuk ndryshojmë nga kjo mënyrë loje, sa të jem unë trajner. Ende nuk jemi aty ku duhet, pasi disa kanë ardhur edhe më vonë, por unë kam besim te kjo skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"