Devolli kthehet në Shqipëri, përballet me ekipin e madh të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 14:09

Devolli kthehet në Shqipëri, përballet me ekipin e madh të Superiores

Vllaznia do të zhvillojë nesër një test gjeneral para kryendeshjes së javës së tretë ndaj Tiranës. Klubi shkodran ka rënë dakord që nesër në orën 12:00 të luajë një ndeshje miqësore me klubin e Superligës kosovare, Drenica, që drejtohet nga Bledar Devolli.  devolli
Ndeshja do të zhvillohet në një nga fushat e kompleksit të Kamzës.

Të dyja ekipet kanë ecuri të mirë këtë sezon në kampionatet përkatëse. Vllaznia kryeson Kategorinë Superiore pas dy javëve të para me pikë të plota, kurse Drenica ka fituar 3 ndeshje dhe ka barazuar 1 që nga momenti që trajneri gjirokastrit Devolli ka marrë drejtimin e ekipit të futbollit të Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"