Devolli kritika Kamzës, gjendet alibia për humbjen ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 13:45

Devolli kritika Kamzës, gjendet alibia për humbjen ndaj Partizanit

Kamza e ka nisur mirë sezonin e ri dhe tashmë ka lënë pas dy takimet derbi me dy skuadrat kryeqytetase në ndeshje mjaft të vështira, duke arritur të marrë vetëm tri pikë. Rezultatet konsiderohet e kënaqshme, duke ditur se përballë ka pasur dy nga ekipet që pretendojnë për titullin kampion. Janë dy ndeshje të bukura për këtë skuadër, por pavarësisht kësaj, lojtarët kanë gabuar në shumë drejtime, gjë që nuk e justifikon përvojën e disa lojtarëve.

devolli

Kështu, dje pasdite para seancës stërvitore, skuadra ka zhvilluar analizën e ndeshjes me Partizanin. Gjatë analizës janë vënë në dukje disa nga gabimet e vërejtura, siç ishin pasimet, të cilat nuk shkonin më shumë se tre dhe gjuajtjet standarde, të cilat nuk ishin në lartësinë e duhur. Për këtë, trajneri Devolli vuri theksin që të tilla gabime të mos përsëriten, por duke pasur një javë në dispozicion të mund të rregullohen në ndeshjen e ardhshme, që do ta luajnë në Durrës kundër Teutës.

kamza partizani

Një tjetër justifikim për ndeshjen kundër Partizanit ishte moskonsolidimi i grupit, duke qenë se disa prej lojtarëve si: Martinena, Plaku, Zisi, Arrabal, Orelesi kanë ardhur me vonesë dhe nuk e kanë zhvilluar të plotë fazën përgatitore. Skuadra tashmë ka nisur përgatitjet duke e konsideruar si java anti-Teuta. Të gjithë në këtë skuadër nuk e kanë mendjen se si do të jetë kalendari për skuadrat e tjera, por përqendrohen te ndeshja e tyre e radhës.

NUREDIN ORELESI – Ka vazhduar përgatitjet individuale futbollisti afrikan. Lojtari e ndoqi ndeshjen me Partizanin nga tribuna qendrore së bashku me afrikanët e tjerë të Partizanit, por pas ndeshjes ai ka zhvilluar një seancë individuale kryesisht për të kapur ngarkesën fizike të munguar.

orelesi kamza

Afrikani ka vijuar stërvitjen të dielën e të hënën, me shpresën që deri në ndeshjen kundër Teutës të jetë i gatshëm për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës Bledar Devolli. Klubi brenda javës do të ketë dhe portierin e tretë.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"