Devolli i bindur: Partizanin do e mundim si te filmi “e bukura dhe bisha”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 19:30

Devolli i bindur: Partizanin do e mundim si te filmi “e bukura dhe bisha”

Skuadra e Kamzës do të përballet në këtë fundjavë me skuadrën e Partizanit, dhe trajneri Devolli ka folur përpara kësaj ndeshje të rëndësishme sipas tij. Ai është shprehur se do ta mundi skuadrën e Partizanit dhe se kërkon që të dominojë edhe lojën.

bledar-devolli

“E kemi parë ndeshjen e parë në Korçë të tyre. Ashtu siç ata kanë pika të forta, kanë dhe pika të dobëta, nga të cilat ne do të mundohemi të përfitojmë. Unë nuk jam një trajner që futem në ndeshje për të marrë barazimin. Në çdo ndeshje do të futemi me vlerësimin e duhur. Duhet t’i bëjmë gjërat mirë, në të dyja fazat. Rezultatin nuk e kemi ne në dorë. Ajo çfarë ne kemi në dorë është t’i bëjmë gjërat mirë dhe drejtë. Edhe sikur të luaj kundër babait tim, do të fitoj me patjetër. Duhet të kemi topin gjatë gjithë kohës në zotërim, nëse kemi mundësi ta mbajmë edhe 90%. Partizanin e mundim si filmi “e bukura e bisha”. Duhet të jemi të bukur në lojë kur kemi topin, kur nuk e kemi duhet të jemi bisha për ta rifituar atë”– u shpreh trajneri Bledar Devolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"