Devolli i bën dalje portierit Lamellarit, gardiani i ri debuton me gol në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 17:59

Devolli i bën dalje portierit Lamellarit, gardiani i ri debuton me gol në miqësore

Lëvizje surprizë te skuadra e Devollit, e cila këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për portierin Daniel Lamellari, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit bardheblu. Një vendim ky i drejtuesve devollinj, të cilët kanë arritur të gjejnë menjëherë zëvendësuesin e Lamellarit. Bëhet fjalë për ish-portierin e Pogradecit, Hektor Mali.

Lame

23-vjeçari është bashkuar ditën e sotme me skuadrën e qytetit të Bilishtit, teksa ka debutuar me gol në miqësoren e sotme të zhvilluar ndaj Skënderbeut U-19. Devolli triumfoi me rezultatin 2-1, golat u shënuan nga gardiani Mali me 11-metërsh dhe sulmuesi Xaka.

Devolli

Ndërkohë për sa i përket merkatos, mësohet se nga skuadra është larguar edhe mesfushori Rudens Muçollari, teksa pritet të ketë dhe disa “firo” të tjera në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"