Devolli gati për festë ndaj Besës, do vendin e katërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2020 | 10:55

Devolli gati për festë ndaj Besës, do vendin e katërt

Tekniku Fetollari ka përfunduar dje seancat stërvitore për takimin me Besën, ku luhet fati i vendit të 4-t. Ai ka fiksuar edhe 11-shen, me të cilën do të kërkojë fitoren ndaj kavajasve. Në fakt, këtë radhë e ka pasur të vështirë përzgjedhjen e lojtarëve titullarë, pasi grupi është në formë dhe alternativat janë më të shumta pas disa rikthimeve.devolli

Me shumë mundësi, trajneri pogradecar do t’i besojë formacionit që barazoi me Apoloninë në Fier, me ndryshimin që Nallbatin e skualifikuar e zëvendëson M.Kame që kthehet nga skualifikimi. Në radhët e Devollit ka optimizëm të madh për një fitore të mundshme, që do të thotë një vend mes 4 më të mirëve të Grupit B për fazën e tretë të kampionatit.

Duke shpresuar për një gjykim sa më korrekt, bilishtarët ia lënë gjithçka fushës për të treguar se kush e meriton fitoren. Gjendja e tapetit është e mirë dhe Devolli është gati të shprehë vlerat më të mira në këtë 90-minutësh me rëndësi të veçantë për objektivin.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"