Devolli, firmosin kontratën tre të parët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2019 | 14:48

Devolli, firmosin kontratën tre të parët

Kur ka mbetur edhe më pak se një muaj nga fillimi i kampionatit të Kategorisë së Parë, presidenca e Devollit ka filluar firmosjen e kontratave me futbollistët e sezonit të ri.

Devolli

I pari që ka nënshkruar është portieri Mali, i ardhur nga Pogradeci, ndërsa pas tij kanë hedhur firmën dy futbollistët brazilianë, të cilët fituan besimin e trajnerit Nica pas 3 ditësh stërvitje. Gjatë ditëve në vazhdim pritet të firmosin të gjithë futbollistët që do të përbëjnë skuadrën e sezonit 2019-2010.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe futbollistë që nuk kanë arritur akordin me klubin, si elbasanasi Peqini dhe tiranasi Taku, të cilët janë larguar. Përveç tyre, është larguar edhe Xholi, i cili ishte pjesë e ekipit të sezonit të kaluar. Në vazhdim mendohet të ketë sërish afrime dhe largime, në bazë të nevojave që do të ketë tekniku Nica, i cili çdo lëvizje e bën të menduar mirë, pasi e ka të qartë se gjithçka është përgjegjësi e tij. Trajneri durrsak po punon fort për të plotësuar çdo repart, pse jo dhe të dublojë çdo rol, që të mos ketë probleme sezonin e ardhshëm.

Thanas Çeva

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"