“Devolli e ka ulur pak dozën e agresivitetit tek Dinamo”, flet Patrik Bardhi: Sot ishim pak të lodhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 19:15

“Devolli e ka ulur pak dozën e agresivitetit tek Dinamo”, flet Patrik Bardhi: Sot ishim pak të lodhur

Patrik Bardhi ishte një nga më të spikaturit në fushë për Dinamon, në sfidën e sotme ndaj Partizanit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti i bluve, ndër të tjera u shpreh:

bARDHI

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, ishim pak të lodhur, ndeshja me Tiranën ishte shumë afër. Luajtëm mirë, jam i kënaqur me performancën e ekipit. Më ka ardhur momenti që të luaj. Profesori më ka dhënë besimin, po bëj më të mirën që besimin t’ia kthej mbrapsh. Do të ishim gati për gjithçka sot, edhe për 11-metërsha, në qoftë se ishte me 2 ndeshje.

Bledar Devolli është gati njësoj, por te Kastrioti ka qenë trajner i parë, fliste më shumë, kurse këtu e ka ulur pak dozën e agresivitetit”, u shpreh Patrik Bardhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"