Devolli do mbijetesën, Partizani B të Parën. Një tjetër finale në “Elbasan Arena”, mësoni kur luhet ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 5, 2020 | 12:39


Devolli do mbijetesën, Partizani B të Parën. Një tjetër finale në “Elbasan Arena”, mësoni kur luhet ndeshja

Do të luhet ditën e sotme ndeshja mes Devollit dhe Partizanit B, e cila do të përcaktojë skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.Elbasan Arena

Juglindorët pas vështirësive që kanë kaluar kohët e fundit, do të kërkojnë fitoren ën “Elbasan Arena” për të shpëtuar sezonin dhe për të mbetur në Kategorinë e Parë.

Nga ana tjetër Partizani B, me në krye Dritan Mehmetin pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kategorinë e Dytë, tani do të kërkojnë ngjitjen në të Parën, e cila është edhe politikë e klubit të kuq. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 17:00 dhe pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com