Devolli dhe Flamurtari B, fitore me goleada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2016 | 15:09

Devolli dhe Flamurtari B, fitore me goleada

U luajtën dje në Elbasan dy ndeshjet e radhës në Kategorinë e Tretë. Të dyja sfidat kanë dhuruar spektakël golash.

Sopoti B

Sopoti B

Devolli ka shkatërruar Sopotin B me rezultatin 5-1 dhe vazhdon të jetë në garë për vendin e parë. Edhe në ndeshjen tjetër, Flamurtari B ka gjunjëzuar lehtësisht Turbinën B me rezultatin 4-1. Ndërkaq, takimet e tjera do të zhvillohen sot dhe nesër. Gjithashtu, sot pritet të nisin edhe sfidat e radhës në Grupin A.

Ndeshjet Devolli ka shkatërruar 5-1 Sopotin B në një ndeshje që u dominua nga devollinjtë. Heroi ka qenë kapiteni Treni me një tripletë, ndërkohë që emrin në listën e golashënuesve e vunë edhe Nallbati me Kambon. Golin e vetëm për Sopotin e realizoi Koçi në të 74-ën, ku edhe pse në fushë hyri vetë trajneri Besnik Kola, nuk ia dolën që librazhdasit të shënonin më shumë se një gol nderi. Devollinjtë kanë krijuar një ekip cilësor që po tregon vlera në këtë kampionat. Flamurtari B i ka bërë “poker” Turbinës B, teksa e ka mundur thellësisht 4-1.

Në këtë ndeshje shkëlqeu kapiteni Idrizaj, i cili realizoi një tripletë për skuadrën e tij, duke i dhënë fitoren. Një gol shënoi edhe Nanaj për vlonjatët, ndërsa goli i nderit për cërrikasit u shënua nga Ibrahimi. Për vlonjatët ra në sy prapashtesa e mbiemrave, ku 10 lojtarë të formacionit, përveç portierit, të gjithë të tjerëve u mbaronte me -“aj”, mbiemra tipikë vlonjatë.

DEVOLLI-SOPOTI B 5-1
GOLAT: Treni 3′, 48′, 61′, Nallbati 10′, Kambo 16’/ El.Koçi 74′
DEVOLLI: Dushku, Pere, Cane, Çuko, Xhaholli, Nallbati, Fifo, Xhaçi, Kambo (Plepi 57′), Treni (Domazet 63′), Bleta (Ago 46′). Trajner: M.Zyfi
SOPOTI B: Leka, Poçi, Alliu, Tanushi, Er.Koçi (Xhani 46′), R.Koxha (Gjypi 46′), Goçi, J.Koxha, Qosja (Kola 46′), El.Koçi, Rreshka. Trajner: B.Kola
GJYQTARË: S.Dyrmyshi, E.Ganxhi, E.Danaj (Elbasan)
DELEGAT: S.Hajro

Turbina B-Flamurtari B 1-4
GOLAT: Ibrahimi 54’/ Idrizaj 10′, 56′, 77′, Nanaj 51′
TURBINA B: Luli, Ago, Bajrami, Qefa, Shabani, Xhelili, Miraka, Sako, Tafa, Bibo, Shabani. (U aktivizuan: Ibrahimi, Shehu, Tabaku). Trajner: A.Bibo
FLAMURTARI B: Kabello, Hoxhaj, Imeraj, Gjinaj, Lilaj, Jahaj, Nanaj, Aliaj, Kasaj, Islamaj, Idrizaj. (U aktivizuan: Toska, Kasaj, Lamaj). Trajner: D.Sabedini
GJYQTARË: E.Demiraj, A.Doçi, B.Balliu (Pogradec)
DELEGAT: I.Toçi (Elbasan)

Përgatiti:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"