Devolli dëshiron rezultat pozitiv ndaj Orikut, nga rënia e shpëton vetëm një… mrekulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2020 | 17:01

Devolli dëshiron rezultat pozitiv ndaj Orikut, nga rënia e shpëton vetëm një… mrekulli

Devolli i mbylli dje përgatitjet për takimin e fundit të kampionatit me Orikun, që e zhvillon në fushën e vet. Në fakt, shpresat për mbijetesë janë shuar që pas humbjes së fundit në Elbasan, por Devolli kërkon ta mbyllë me rezultat pozitiv.Goli i Devollit Bishaj logo

Ndoshta mund të përfitojë edhe nga ndonjë mrekulli, që nënkupton një gabim të mundshëm të rivalëve, Ilirisë apo Elbasanit, për të luajtur më pas ndeshje shtesë. Trajneri Fetollari ka disa mungesa në ndeshjen e sotme për shkak kartonësh dhe pritet të luajnë lojtarë që kanë pasur më pak minuta gjatë këtij kampionati. Në portë, për shembull, pritet të jetë Mullaj.

Kampionati që po mbyllet ishte mjaft zhgënjyes për të gjithë, por më shumë për sportdashësit e zjarrtë, të cilët nuk duan ta besojnë se Devolli po bie nga kategoria, duke ditur si shkoi kampionati, ku kjo skuadër kishte shanse reale të ishte në 4- shen e parë.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"