Detyroi Kukësin t’i “pastronte” kontratën, Serran bëhet një nga më të paguarit në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2017 | 18:29

Detyroi Kukësin t’i “pastronte” kontratën, Serran bëhet një nga më të paguarit në Superiore

Një ditë me negociata, për të detyruar Kukësin të hiqte shumë klauzola nga kontrata e tij, kanë shtyrë deri pasdite firmën e Albert Serran me kampionët e Shqipërisë. Mbrojtësi spanjoll është zyrtarizuar vetëm gjatë pasdites nga verilindorët, pasi ka firmosur marrëveshjen që është dashur të rishkruhet nga e para për shkak të ndryshimeve të shumta.

Serran

Futbollisti 32-vjeçar, përveç kërkesës së panegociueshme për të gjetur një shkollë për të bijën, kishte cilësuar si të papranueshme shumë prej klauzolave të përfshira në kontratën që klubi i kishte vënë përpara. Pasi është “pastruar” kontrata nga këto klauzola, ai ka hedhur firmën në marrëveshjen njëvjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër sezon.

Sipas marrëveshjes, parashikohet që Serran të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Superiore, me një rrogë bazë prej 60 mijë eurosh në sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"