Detyrim 4 pikë në ndeshje, Dinamo e bindur te kthesa e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 23:56

Detyrim 4 pikë në ndeshje, Dinamo e bindur te kthesa e sezonit

Humbja me Veleçikun nuk ua ka zbehur shpresat bluve. Dinamo po vazhdon përgatitjet intensive dhe të gjithë janë të bindur që kthesa nuk do të vonojë. Trajneri Fabricio Kamarata u ka kërkuar të tijve impenjim maksimal, ndërsa vetë drejtuesit presin me çdo kusht 4 pikë nga dy ndeshjet e radhës.

dinamo
Grupit i ka munguar vetëm Fejzaj për shkak të një dëmtimi muskulor, por ky i fundit pritet që sot t’i rikthehet stërvitjes dhe të jetë gati për rrogozhinasit. Nga Dinamo janë larguar disa nga futbollistët kryesorë si, Muça, Sefa, Alcani që kanë pasuar ikjen më parë të Prendit dhe Spahijas. Ekipi ka mbetur me rreth 17 lojtarë të afirmuar, ndërkohë që pjesa tjetër është afruar për të plotësuar organikën dhe alternativat. Drejtuesit për ta bërë sa më eficiente stërvitjen, kanë grumbulluar në ekip 5-6 futbollistë nga akademia, ndër ta bie në sy Mija e Fetisha.

SKERDILAJD SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"