Detyrë tjetër për Kristi Vangjelin, asistenti i Shehit tani është edhe trajner i ekipit të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 17:18

Detyrë tjetër për Kristi Vangjelin, asistenti i Shehit tani është edhe trajner i ekipit të…

Kristi Vangjeli prej fillimit të vitit është edhe trajneri i 15- vjeçarëve të Tiranës. Lajmi është konfirmuar më parë prej burimeve në klubin bardheblu.

kristi vangjeli

Kështu, Vangjeli, i cili është në Tiranë për të marrë licencën e UEFA-s, veç të qenit ndihmës i Orges Shehit, është edhe trajneri i ekipit profesionist të 15-vjeçarëve. Ish-lojtari i Tiranës dhe Kombëtares ka një të kaluar të madhe me shumë ekipe, si në Shqipëri, Greqi, por edhe Kosovë e Ukrainë.

Mbi supe, Kristi ka pa fund tituj kampionë në Shqipëri, i fundit ai me Tiranën dy sezone më parë ku ishte titullar në çdo sfidë të luajtur nën drejtimin e Emanuel Egbosë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"