Detajet e reja nga radiot franceze: E papranueshme, në Shqipëri na kërkuan 1500 euro shtesë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 19:50

Detajet e reja nga radiot franceze: E papranueshme, në Shqipëri na kërkuan 1500 euro shtesë!

Detaje të reja zbardhen nga ana francezëve, teksa shumë radio nga shteti i Francës, nuk do të kenë mundësi të transmetojnë sfidën për dëgjuesit e tyre.

franca stervitje

Për shkak të një kërkese shtesë për kosto teknike, katër radio nuk pranuan të paguajnë më shumë, duke e pasur kështu të pamundur transmetimin. 

Vinsent Rodrigez, kreu i departamentit të sportit në “Radio France”, shpjegon për “L’Equipe”: “Si praktikë, ndodh që federatat e anëtarësuara në UEFA nuk na ënë ndonjë kosto teknike. Ishim pak të surprizuar kur nga Shqipëria nga kërkuan me shkrim dhe gojarisht shifrën e 1500 eurove për kostot teknike. Për më tepër, kërkesa e tyre nuk kishte asnjë motiv. Ata kanë të drejtën e tyre të kërkojnë, por Sindikata Europiane e Transmetimit, e specifikon se këto kosto nuk shkojnë dot më shumë se 1000 euro. Negociuam për tri ditë, por nuk morëm një përgjigje. Federata Franceze u fut gjithashtu në lojë për të zgjidhur këtë situatë, por as ata nuk gjetën një marrëveshje”.

LEXO EDHE: Radiot franceze “tërbohen” me FSHF: Nuk transmetojmë ndeshjen nga stadiumi i ri sepse…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"