Detaje mbi dosjen që “fundos” Skënderbeun, zbulohet se kush i hetoi korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 11:20

Detaje mbi dosjen që “fundos” Skënderbeun, zbulohet se kush i hetoi korçarët

Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës përfaqësojnë UEFA-n në procedurat para Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, si dhe trupës së Apelit.

UEFA

Ata mund të nisin një hetim disiplinor dhe mund të paraqesin ankesa kundër Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës dhe të përfaqësojnë UEFA-n në rast të një ankimimi në KAS, kundrejt vendimeve të trupës së Apelit.

Këto anëtarë janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Më konkretisht, me kërkesën për skuadrën korçare janë marrë inspektorët belgu Karl Dhont, si dhe spanjolli Migel Lietard Fernendez-Palacios.

1960120_w1

Ja kush janë dy inspektorët që janë marrë me çështjen e klubit korçar dhe çfarë çështjesh kanë shqyrtuar deri më tani.

Karl Dhont (Belgjikë) Belgu është një ekspert në fushën e basteve, i cili është përfshirë në trupën e Komisionit Disiplinor në vitin 2009.

view

Jo vetëm kaq, por institucioni europian i futbollit i ka dhënë drejtimin e zyrës së antikorrupsionit, e krijuar pikërisht në momentin kur Karl Dhont është bërë pjesë e trupës së Komisionin Disiplinor.

Ai bëri zbulimin e madh të skandalit kinez të Zhejun Ji në dimrin e vitit 2005, kur informoi presidentin e ST. Truiden mbi lëvizjet e dyshuara të koeficienteve të basteve në sferën aziatike.

Migel Lietard Fernendez Palacios (Spanjë) Është një jurist spanjoll, i cili e ka nisur karrierën e tij në vitin 2010 në një firmë ligjore të emërtuar “Sport Advisors”.

Miguel_Lietard

Kjo kompani është në pronësi të Gorha Vijar, i biri i Anhel Maria Vijar, si dhe ka përfaqësuar juridikisht në KAS çiklistin Alberto Kodandor. Në vitin 2013, spanjolli është përfshirë në trupën disiplinore.

Jo vetëm kaq, por ai ka qenë inspektori i dytë që ka hetuar mbi çështjen e Fenerbahçes në sezonin 2010- 2011, kur dyshohej për trukimin e rezultateve në kampionatin turk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"