Dështuan të ngjiten në Superiore, Lushnja regjistron periudhën më të errët në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 23:00

Dështuan të ngjiten në Superiore, Lushnja regjistron periudhën më të errët në histori

Futbolli lushnjar ka një rënie të theksuar të rezultatit sportiv në 15 vitet e fundit. Gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë dy sezone bashkë në Superiore, numëron vetëm tri pjesëmarrje në elitë dhe plot 12 kampionate në Kategorinë e Parë.erzeni lushnja

Shifrat më të dobëta që nga viti 1960, kur Lushnja kaloi për herë të parë në futbollin elitar. Lushnja ka njohur periudha të gjata në elitë, si në vitet ’61-’79, ’82-’88, ’90- ’94 dhe ’96-2006, por që pas këtij viti rënia ka qenë e dukshme, e theksuar dhe tronditëse. Edhe sezoni i fundit në Superiore ka qenë më i dobëti për skuadrën e Lushnjës, që u rendit e fundit, me një diferencë të madhe nga skuadrat e tjera.

Tashmë verdhejeshilët përgatiten për sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë, pas dy tentativave të pasuksesshme për rikthimin në elitë. Edhe në aktivitetin tjetër, atë të Kupës së Shqipërisë, rënia e rezultatit sportiv është shumë e madhe. Vetëm një çerekfinale në 15 edicionet e fundit, që i përket sezonit 2013-2014, kur skuadra lushnjare luante në Superiore dhe drejtohej nga Artan Bano. Vitet e tjera nuk ka kaluar më shumë se turi i parë dhe kjo është shumë pak, po të mendojmë se Lushnja është tri herë finaliste e Kupës, konkretisht në vitet 1978, 1998 dhe 2000.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"