Dështon pajtimi me Kukësin, Mici pritet sot te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2016 | 10:15

Dështon pajtimi me Kukësin, Mici pritet sot te Skënderbeu

Dështon pajtimi mes klubit të Kukësit dhe mbrojtësit të krahut të majtë, Gledi Mici. Pas seancës së parë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, kjo e fundit u la 7 ditë kohë palëve për të gjetur një marrëveshje për kontratën.

gledi mici

Mirëpo, dje u konfirmua se ishte e pamundur për konsensus, pavarësisht insistimit të klubit, duke joshur lojtarin me 20 milionë lekë të vjetër paradhënie. Burime pranë klubit verilindor tregojnë për “Panorama Sport”, se lojtari ka kërkuar të hiqet një pikë në kontratë, e cila lidhet me aspekte financiare.

Përfaqësuesit e Kukësit i tremben faktit se lojtari po luan me blofin, në një kohë që tashmë çështja mbetet për t’u zgjidhur nga DHZK-ja. Gjithsesi, gazeta mëson se sot Mici pritet të udhëtoj drejt Greqisë, për t’iu bashkuar Skënderbeut. Klubi korçar është gati të paguajë kartonin e lojtarit prej 50 milionë lekësh.

gledi mici

Tashmë nuk dihet nëse klubi i Kukësit do të pranoj këtë variant. Drejtuesit e Kukësit, jo zyrtarisht shprehen se lojtari ka rënë dakord për një kontratë 55 mijë euro me Partizanin, por megjithatë sot do të shihet nëse skuadra e re e Micit është Skënderbeu apo do të jenë të kuqtë e kryeqytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"