Dështon marrëveshja me ish-trajnerin e Partizanit, pankina e klubit të Kategorisë së Parë mbetet bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2021 | 11:25

Dështon marrëveshja me ish-trajnerin e Partizanit, pankina e klubit të Kategorisë së Parë mbetet bosh

Dështon pista “Dalipi”. Prej ditësh flitej që elbasanasi do të merrte “timonin” e Besës, por kjo nuk do të ndodhë. Nexhat Bizhdili është parë të takohet në Tiranë me trajnerin Klevis Dalipi. U duk se gjithçka ishte në rrugën e duhur, por jo.

dalipi

Këtë fakt e ka publikuar pak ditë më parë “Panorama Sport”, por vetë presidenti i ka mohuar fillimisht. Megjithatë, burimet saktësuan se kontaktet vijuan. Atëherë kur pritej të zyrtarizohej kjo marrëveshje, çdo gjë është sfumuar. Të njëjtat burime pohojnë se gjithçka ngeci tek objektivat dhe disa piketa të merkatos. Me këtë opsion të rënë dhe Kashamin e dyzuar, verdhezinjtë aktualisht janë pa trajner.

I pyetur rreth këtij fakti, Bizhdili nuk ka preferuar të komentojë, por ka qartësuar se më 1 korrik do të nisin stërvitjen dhe atëherë do të mësojmë edhe se kush do të jetë trajneri i ri apo afrimet në merkaton e verës. Qëllimi i presidentit është i qartë: të ndërtojë ekipin më të mirë në 6 vitet e fundit. U bënë 5 sezone që kavajasit dështojnë (nuk e sigurojnë dot ngjitjen, ndonëse e nisin me pretendime madhore kampionatin), ndaj tani duan që ta realizojnë me çdo kusht këtë mision. Me këtë motiv, Nexhat Bizhdili ka premtuar edhe supermerkato gjatë kësaj vere, ndonëse emra konkretë ende nuk ka.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"