Dështoi te Tirana, ja ku ka përfunduar sulmuesi Moktar Cise

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 16:12

Dështoi te Tirana, ja ku ka përfunduar sulmuesi Moktar Cise

Moktar Cise transferohet në Algjeri. Dhe jo në inferiore, por në ligën e parë. Klubi i tij i ri është CS Costantine. Edhe pse te bardheblutë rezultoi një zhgënjim total, sulmuesi nuk e ka pasur të vështirë që të gjejë ekipin e ri. Ai është bërë zyrtarisht pjesë e algjerianëve, që sezonin e fundit e mbyllën të 9-ët, me 39 pikë të grumbulluara.

tirana teuta beqja cise

Paraqitja e tij larg pritshmërive bëri që kryeqytetasit të shpallnin “divorc” të parakohshëm me të. Edhe pse kishte kontratë, palët negociuan për të zgjidhur marrëveshjen. Ai ishte autori i 2 golave me Tiranën, edhe pse luajti 23 ndeshje. Ky bilanc solli edhe largimin e sulmuesit malien nga Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"