Dështoi te Partizani, Iulianon e përzënë edhe nga Udineze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2018 | 16:03

Dështoi te Partizani, Iulianon e përzënë edhe nga Udineze

Partizani e nisi sezonin e shkuar me lajme të bujshme, ku pjesë e tij ishte edhe Mark Iuliano, i cili u emërua trajner i skuadrës. Ishte menduar se ish-mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane do të ishte një ogur për rikthimin e titullit kampion që mungon prej 25 viteve. Iuliano erdhi te të kuqtë jo me ndonjë eksperiencë të madhe si trajner.

Iuliano

Madje, ish-juventini etiketohej si një trajner shëtitës, meqë eksperiencat i kishte të shkurtra. Kjo gjë është vërtetuar së fundmi, ndonëse hodhi një hapi të ri në futbollin italian, ku u emërua si zv.trajner i Udinezes.

Iuliano2-470x264

Sipas mediave italiane, pas katër ndeshjeve në drejtim ka marrë fund aventura e Igor Tudorit dhe Mark Iulianos tek Udineze, e cila nën drejtimin e kësaj dysheje juventine arriti të mbijetojë në Serinë A. Udineze pritet që t’i besojë stolin ish- trajnerit të kombëtares italiane, Çezare Prandeli. Pas një muaji si zv.trajner i Udinezes, Iuliano nis sërish pushimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"