Dështoi të mbyllte një marrëveshje shkëmbimi në janar, Leonardo provon “me para në dorë” për mbrojtësin juventin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 20:26

Dështoi të mbyllte një marrëveshje shkëmbimi në janar, Leonardo provon “me para në dorë” për mbrojtësin juventin

PSG-ja nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi i Juventusit Matia De Shiljo, pavarësisht se në merkaton e janarit dështoi marrëveshja e shkëmbimit me mbrojtësin Lajvin Kurzua.

leonardo

Me këtë të fundit drejt Premier Ligës tashmë, PSG-ja do të tentojë në një formë tjetër ta marrë në rradhët e saj mbrojtësin italian, pra duke bërë ofertë e cila përfshin blerjen e De Shiljos.

de shiljo

Në fakt është Leonardo ai që ngulmon më së shumti për të blerë De Shiljon, sipas “Tuttosport”, i cili tashmë nuk është një lojtar i rregullt i formacionit të trajnerit Mauricio Sarri.

De Shiljo erdhi te Juventusi në vitin 2017, si një kërkesë e Masimiliano Alegrit, që e kishte stërvitur dhe në kohën kur drejtonte Milanin, por me ikjen e trajnerit italian nga stoli bardhezi është lëkundur dhe pozicioni i mbrojtësit të djathtë te “Zonja e Vjetër”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"