Dështoi të marrë Sançon, Mançester Junajtid hedh sytë nga Seria A për objektivin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 18:22

Dështoi të marrë Sançon, Mançester Junajtid hedh sytë nga Seria A për objektivin tjetër

Pasi nuk arriti të gjente një marrëveshje me Dortmundin për Sançon, dhe ekipi gjerman konfirmoi se talenti anglez do qëndrojë në skuadër edhe për të paktën një vit, tashmë Mançester Junajtid është hedhur në sulm për një alternativë tjetër. Tashmë “Djajtë e Kuq” po bëjnë pazar në Seriën A.

kiesa

Dy objektivat e Mançester Junajtid janë, Federiko Kiesa i Fiorentinës dhe Dagllas Kosta i Juventusit. Fiorentina e vlerëson Kiesën rreth 70 milionë euro. Pavarësisht se Fiorentina kaloi një sezon jo shumë të mirë, sërish Kiesa arriti të shënojë 11 gola dhe të japë 9 asiste.

Alternativa tjetër, ajo e Kostës kushton më lirë. Juventusi mund ta lërë të lirë brazilianin për rreth 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"