Dështoi si futbollist, kush është arbitri që bëri masakër me Lushnjën? Ja si arriti Ferhataj në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 23:13

Dështoi si futbollist, kush është arbitri që bëri masakër me Lushnjën? Ja si arriti Ferhataj në Superiore

Olsid Ferhataj është arbitri nga Patosi, i cili pak vite më parë ka provuar të bëjë edhe rolin e mbrojtësit në fushën e lojës. Duke qenë se aty nuk bëri asgjë për t’u mbajtur mend, 31-vjeçari nisi arbitrimin. Olsid Ferhataj ka debutuar vitin e kaluar në Kategorinë Superiore dhe është i katapultuar në gjykimin elitar nga Arjan Mali. Ky i fundit ka një detyrë të lartë në komisionin e caktimit të arbitrave në FSHF.

olsid ferataj

Për më tepër është edhe nga Patosi. Shpeshherë në Kategorinë e Parë ka pasur ankesa të shumta nga ekipet e ndryshme për gjyqtarin Ferhataj, ndërsa këtë sezon ka gjykuar shumë pak në Superiore. Nuk i janë besuar ndeshje të rëndësishme, por ka qenë disa herë në ndeshjet që ka luajtur skuadra e Skënderbeut me ekipet që në letër mund të quhen të dorës së dytë.

Ai ka lindur më 27 gusht të vitit 1986 në Patos dhe në vitet e mëparshme ka pasur një aventurë si futbollist. Është provuar si mbrojtës me skuadrën e Albpetrolit, por nuk ka lënë gjurmë. Duke parë që aty nuk bëri histori, iu fut rrugës së arbitrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"