Dështoi plani për Botërorin çdo dy vite, ja se kur mendon Infantino që ta luajë Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 15:12

Dështoi plani për Botërorin çdo dy vite, ja se kur mendon Infantino që ta luajë Kupën e Botës

Duket se president i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka ardhur me një ide të re për Kupën e Botës dhe se kur do të zhvillohet ajo, pasi plani për ta bërë Botërorin çdo dy vite dështoi.

infantino - Boterori

Siç bën me dije “The Sun”, Infantino po mendon që Kampionati Botëror i futbollit të zhvillohet çdo tre vite.

Plani është që në çdo verë të mesme, të zhvillohen kampionatet kontinental, si: Europian, Kupa e Amerikës etj. dhe vitin e tretë të luhet Botërori.

Këtë ide, sipas “The Sun”, Infantino e hodhi javën e kaluar, kur është bërë mbledhja e 211 shteteve anëtare në Doha, i cili ka thënë: Është e rëndësishme të bëjmë diçka, edhe sikur të jetë një Botëror çdo dy vite ose çdo tre vite”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"