Dështoi pista “Mertens”, Interi nis kontaktet me sulmuesin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 22:11

Dështoi pista “Mertens”, Interi nis kontaktet me sulmuesin e njohur

Interi duket se ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekjet për të bindur sulmuesin e Napolit Dris Mertens për të firmosur me ta zikaltërit pas këtij sezoni. Tashmë, drejtuesit e Interit po studiojnë një pistë të re: Edinson Kavani.
kavani
Sipas “Sky Sport Italia”, klubi italian ka thelluar bisedime me sulmuesin e PSG-së për të veshur fanelën e Interit për sezonin e ri. Por, që Kavani të bëhet interist, duhet të sakrifikohet Lautaro Martinez, i cili po kërkohet me këmbëngulje nga Barcelona.

Mertens ishte dëshira kryesore e drejtuesve të Interit si përforcim i parë për merkaton verore, por së fundmi futbollisti belg duket se është bindur të vazhdojë karrierën te Napoli.

Nga ana tjetër, Kavani me shumë gjasa nuk do ta rinovojë kontratën me PSG-në. Gjatë janarit, ai ishte pranë largimit tek Atletiko Madrid, por drejtuesit francezë vendosën ta mbanin uruguajanin deri në fund të sezonit.

Edhe ish-sulmuesit të Napolit, i skadon kontrata në fund të sezonit me kampionët e rikonfirmuar të Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"