Dështoi në “Daimond League”, Gega: Karriera ime nuk ka përfunduar akoma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 17:11

Dështoi në “Daimond League”, Gega: Karriera ime nuk ka përfunduar akoma

Atletja e kombëtares shqiptare, Luiza Gega, vijon përgatitjet për garën më të rëndësishme të sezonit, Botërorin e Londrës. Prej javësh kampionia e padiskutuar e “Mbretëreshës së Sporteve” vijon rregullisht me stërvitjet në Dardhë nën direktivat e trajnerit Taulant Stërmasi.

Luiza Gega Kenia

Në testin e saj të radhës ndërkombëtar, Gega mori pjesë në “Diamond League” në Paris në garën e 3000 m/p. Me kohën 9:36.11, Gega u pozicionua e 13-ta mes 15 konkurrenteve, ndërsa vendin e parë e zuri keniania Beatris Kepkoek me kohën 9:01.69. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gega shprehet se ndihet e bekuar që garon mes atleteve më të mira në botë.

gega

“Kam vërtet momente të paharrueshme nga karriera ime sportive dhe sigurisht që nuk ka përfunduar akoma. Të jem në mes të vajzave më të shpejta të botës ose siç i quajnë ndryshe ‘Diamantet e Atletikës’ për mua ka qenë ëndërr, por prej 5 vitesh jam pjesë e tyre dhe çdo vit jam më lart.

Gega

Nganjëherë ndihem vërtet e bekuar edhe pse është vërtetë një sakrificë e një pune të palodhshme të jem këtu. Shpeshherë e ndiej të nevojshme të falënderoj gjithë ata që më kanë suportuar e ndihmojnë që rezultatet e mia të jenë gjithnjë në rritje.

Familja ime, trajneri im, gjithë ata njerëz që më urojnë e motivojnë pa fund, Western Union”, ishte mesazhi i nënkampiones së Europës, Luiza Gega.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"