Dështoi ndaj Dortmundit, Kovaç: Vendosja taktike ishte mirë, shpresoj të vazhdojmë kështu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 22:32

Dështoi ndaj Dortmundit, Kovaç: Vendosja taktike ishte mirë, shpresoj të vazhdojmë kështu

Skuadra e Bajernit të Mynihut u mposht në stadiumin “Signal Iduna Park” me rezultatin 3 me 2 nga Borusia e Dortmundit. Kjo humbje që vjen pas një momenti aspak të mirë te bavarezët, në një mungesë harmonie, ndërsa trajneri Niko Kovaç pas ndeshjes ka menduar që mos ta dramatiozojë situatën.

niko kovac

“Pamë një ndeshje fantastike nga të dyja skuadrat, një ndeshje e hapur. Në pjesën e parë e kishim lojën në dorë, në të dytën Dortmund. Pasi u barazua herët rezultati ja dolëm të rikthehemi sërish. Më pas lejuam të kundërsulmoheshim dy herë jashtë fushe, kjo është e pafalshme. Pjesën e parë e bllokuam shumë mirë qendrën duke e shtyrë në krah kundërshtarin, në të dytën nuk ia dolëm dot dhe prej aty dolën rastet. E humbëm ndeshjen edhe pse mund të merrnim një barazim. Me paraqitjen jam i kënaqur, ishte ndeshja më e mirë pas Shalke. Luajtëm, luftuam, vendosja taktike ishte e mirë në pjesën e parë. Duhet të bazohemi tek kjo paraqitje për të luajtur kështu më shpesh në të ardhmen.” – ka thënë Kovaç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"