Dështoi me Olimpiakosin, Besnik Hasi drejt rikthimit në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 18:11

Dështoi me Olimpiakosin, Besnik Hasi drejt rikthimit në Belgjikë

Pas eksperiencave të dështuara me Legian e Varshavës dhe Olimpiakosin në Greqi,  Besnik Hasi është pranë rikthimit në detyrën e trajnerit në një klub belg.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e stolit të Genk. Ekipi vendosi të shkarkonte trajnerin Stuivenberg, teksa renditet në vendin e nëntë në kampionat.

Besnik Hasi

Besnik Hasi cilësohet si shpëtimtari i sezonit për Genkun, pasi shqiptari e njeh shumë mirë ambientin atje. Hasi ka drejtuar edhe më parë në Belgjikë, teksa në sezonet 2014-2016, ishte trajner i Anderlehtit, ndërsa me ekipin e Genk, ai ka luajtur edhe si lojtar, për 5 sezone, madje në vitin 1999 ka fituar kampionatin e parë në Jupiler Pro Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"