Dështoi, Gilberto: S’më paguan, Partizani aty prej arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2016 | 11:10

Dështoi, Gilberto: S’më paguan, Partizani aty prej arbitrave

U rikthye te bardheblutë si shpëtimtari dhe bomberi që do të mbante peshën e sulmit, por në fakt ishte dështimi i pjesës së parë të sezonit për ekipin 24 herë kampion.gilberto Gilberto nuk arriti që ta gjente asnjëherë rrugën e rrjetës me skuadrën kryeqytetase në tetë ndeshje që ka qenë në fushë Megjithatë, në një rrëfim të tijin për “Panorama Sport”, futbollisti e gjen justifikimin te pagesat.

Ai nuk pranon që ta bëjë publik vendimin që është marrë për largimin e tij nga Tirana, por pretendon se kjo gjë është bërë për shkak të mospagesës së rregullt.

“Për momentin po kryej vetëm stërvitje individuale me një trajner personal. Kam zgjedhur që të punoj në palestër për të ruajtur formën dhe nuk i jam bashkuar asnjë skuadre.

Ka disa pista të mundshme për të luajtur këtu në Brazil, por preferoj që të pres ende përpara se të zgjedh për të luajtur.

Te Tirana erdhe me qejf, por nuk më rezultoi siçe prisja. Ika nga ekipi sepse s’u pagova. Dhe, në momentin që unë nuk merrja rrogën, preferova që të rikthehem në shtëpi. Kam 3 paga pa marë nga bardheblutë”, thotë braziliani Gilberto.

I pyetur për ekipet e tjera, sulmuesi thotë se sivjet skuadrat ishin më të forta. Sidomos Skënderbeu, që e sheh edhe si skuadrën pretendente për titull. Ndërsa për Partizanin, ai përgjigjet me ironi: “Edhe ata. Kishin arbitra shumë cilësorë këtë sezon”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"