Dështoi akordi me Laçit, tashmë ish-mbrojtësi i Kukësit shumë pranë Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 22:05

Dështoi akordi me Laçit, tashmë ish-mbrojtësi i Kukësit shumë pranë Luftëtarit

Rustem Hoxha, gjendet pranë akordit me klubin e Luftëtarit. Mbrojtësi durrsak, vetëm në ditën e fundit të merkatos, ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Laçi, por në momentet e fundit nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit.

rustem hoxha

Tashmë, si lojtar i lirë, ish-mbrojtësi i Kukësit në sezonin e kaluar, ka qenë në Gjirokastër ditën e sotme për bisedime me ekipin e Luftëtarit, dhe gjendet shumë pranë klubit bluzi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"