EKSKLUZIVE/ Dështimi në merkaton e janarit, Flamurtari largon edhe sulmuesin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 13:21

EKSKLUZIVE/ Dështimi në merkaton e janarit, Flamurtari largon edhe sulmuesin serb

Merkatoja e janarit ishte e dështuar për Flamurtarin në sezonin e fundit dhe këtë e konfirmon vetë klubi vlonjat me lëvizjet që po bën ditët e fundit. Pasi prishi marrëveshjen me maqedonasin Muarem Muarem, i cili ishte nën kontratë edhe për një sezon, Flamurtari ka larguar tashmë edhe një tjetër futbollist që erdhi me bujë në janar. Bëhet fjalë për sulmuesin serb Igor Nedeljkoviç, i cili gjithashtu ka prishur kontratën me konsensus.

Nedel-kuqezi-696x522

26-vjeçari ka tërhequr letrat në klub dhe tashmë është lojtar i lirë. Serbi luajti 15 ndeshje me fanellën kuqezi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe shënoi dy gola. Ndërkaq, edhe i vetmi lojtar që është nën kontratë për sezonin tjetër, Fisnik Zuka, pritet të largohet nga Flamurtari. Mbrojtësi i majtë erdhi në Vlorë në janar si preferencë e Shpëtim Duros, por pasi e nisi titullar, gradualisht humbi vendin në formacion.

Kontrata me Zukën ende nuk është prishur, por gjasat janë që diçka e tillë të ndodhë në ditët në vijim. Flamurtari duhet të zgjidhë edhe çështjen e fantazistit Argjent Gafuri, që luajti si i huazuar te Renova. Edhe pse ka një kontratë për dy sezone me Flamurtarin, mundësitë më të mëdha janë që edhe ai nuk do të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Pas pjesë së parë të sezonit të shkëlqyer, duke qenë në vend të dytë, vlonjatët përforcuan ekipin me Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem, Fisnik Zuka dhe Mamadou Tounkara, por asnjëri nuk bindi.

RINOVIMET – Në Vlorë nuk ka nisur puna për rinovimin e kontratave. Edhe pse janë disa lojtarë të përzgjedhur nga klubi për të rinovuar, deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar. Drejtuesit pëlqejnë të mbajnë për këtë sezon portierin Adis Nurkoviç, si dhe Artim Pollozha nin, Emiljano Mustën, Muhamed Useinin dhe Goran Siljanovskin. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër të lojtarëve titullarë si Danilo Alvesh dhe Tomislav Bushiç, por edhe me Veliun, Kamaranë e Sidiben.

flamurtari

Dy të fundit kanë qenë të huazuar nga Besëlidhja në Vlorë dhe fjalën e fundit e ka klubi lezhjan. Duket se trajneri i ri do të ketë një peshë të madhe në drejtim të afrimit të lojtarëve, prandaj dhe drejtuesit e klubit nuk po bëjnë lëvizje konkrete në këtë drejtim. Gjithsesi, drejtori Edmond Liçaj ka vëzhguar në Maqedoni dhe Kosovë.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"